Lazio e ka fituar derbin e qytetit ndaj Romës, pasi triumfoi 1-0 në stadiumin Diego Armando Maradona.
45 minutat e parë ishin shokues për Giallorssët, pasi mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Roger Ibanes mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 32-të.
Në pjesën e dytë, Jose Mourinho largoi nga loja Paulo Dybalan dhe inkuadroi Diego Llorenten, duke shpresuar që sadopak të forcoheshin në fazën defanzive.
Torniamo in campo con un cambio.
Entra Llorente, esce Dybala #LazioRoma 0-0 pic.twitter.com/IrSVw1MJaY
— AS Roma (@OfficialASRoma) March 19, 2023
Por, kjo lëvizje nuk i ndihmoi, shkaku që Lazio realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 65-të me anë të Mattia Zaccagnit, që u asistua prej Felipe Andersonit.
Vendasit ishin me fat tre minuta më vonë, pasi VAR-i anuloi auto-golin e Nicolo Casales, duke lënë shifrat në 1-0.
67’ | #LazioRoma 1-0
Il pallone entra nella nostra porta ma c’era fuorigioco: l’arbitro annulla la rete con l’ausilio del VAR #AvantiLazio 🦅
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) March 19, 2023
Pas javë së 27-të, Lazio është ngjitur në vendin e dytë me 52 pikë, ndërsa Roma është në të pestin me 47 sosh.
Në xhiron e 28-të, Lazio takohet me Monzën, ndërsa Roma do të ketë punë me Sampdorian. /Telegrafi/