Marcelo u largua nga Real Madridi kur kontrata e tij me klubin mbretëror përfundoi në ditën e fundit të qershorit, por mbrojtësit të majtë brazilian nuk i mungojnë ofertat.
34-vjeçari brazilian beson se ende mund të konkurrojë në kampionatet elitare evropiane dhe synon të qëndrojë në futbollin evropian.
Sipas gazetës spanjolle Marca, ofertat për Marcelon nuk mungojnë nga klubet e njohura.
Dy nga ekipet favoritet duket se janë skuadra franceze Marseille dhe skuadra italiane Lazio. Këto klubet janë shfaqur si pretendentë pasi Marcelo refuzoi interesimin nga Katari, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Megjithatë, Lazio, e cila tashmë ka nënshkruar me Luis Maximiano nga Granada dhe Mario Gila nga Madridi, është veçanërisht e interesuar për të dhe i ka ofruar kontratë një vjeçare plus një tjetër.
🚨 Lazio plans to offer 34-year-old Brazilian star Marcelo a 1+1 year contract. 🇧🇷 🔵 #SSLazio pic.twitter.com/YnTTZp22kq
— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) July 21, 2022
Marcelo, i cili ka bërë 58 paraqitje për kombëtaren braziliane dhe ka kontribuar me gjashtë gola për vendin e tij, konsiderohet të jetë një nga mbrojtësit e majtë më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
I lindur në Rio de Janeiro, ai iu bashkua Real Madridit nga Fluminense në vitin 2007 dhe vazhdoi me 544 paraqitje për klubin spanjoll, duke kontribuar me 38 gola dhe 103 asistime. Ai është lojtari më i trofeshëm në historinë e klubit. /Telegrafi/