Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas gati para një viti dhe duke se nuk do të ndalet me kaq.
Ministri i punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov la të kuptohet se Moldavia mund të bëhet viktima e radhës e agresionit rus.
“Tani po analizojmë rolin në Moldavi”, Lavrov u përgjigj në pyetjen se a do të ketë objektiva të reja shtetit rus.
Kujtojmë se Rusia tashmë ka rrëmbyer një pjesë të territorit moldav, ku ka mijëra trupa gjenden në rajonin e Transnistrisë, e cila ka shpallur pavarësinë e njëanshme në vitin 1990.
Ndërkohë, Lavrov ka deklaruar sot se është i gatshëm të nis negociatat për përfundimin e luftës me Ukrainën.
Ndryshe, kryediplomati rus është i sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe. /Telegrafi/
#Lavrov hinted that #Moldova could become the next victim of #Russian aggression. pic.twitter.com/8s099Z3KvG
— NEXTA (@nexta_tv) February 2, 2023