Tifozët e Liverpooli janë të acaruar me portierin Adrian, pas deklaratës së tij rreth eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Kampioni në fuqi ishte eliminuar nga Atletico Madridi në muajin mars me rezultat të përgjithshëm 4-2, në 1/8 e finales.
Një gabim i madh nga Adrian i lejoi Marcos Llorentes që të shënonte golin e përparësisë për Rojiblancos.
Get out of my club
— La Torre (@TorresJanuary4) May 23, 2020
Në anën tjetër, Jan Oblak ishte në natën e tij më të mirë, duke u mohuar disa shanse të mira The Reds me pritjet që bënte, gjersa Adrian e ka vlerësua lartë paraqitjen e tij.
“Njeriu i ndeshjes ishte definitivisht Oblak, në fund, lojtarët e Atleticos luajtën lojën e tyre dhe na mposhtën në dy takimet, duke e merituar kalimin në fazën tjetër”, ka thënë portieri i skuadrës angleze.
Only reason they beat us was because of a goalkeeper and it wasn’t Oblak
— John O Sullivan (@Corballyred) May 23, 2020
Tifozët e The Reds nuk ishin të lumtur me këtë deklaratë të tij, duke i thënë se për gabimet e tij ata u eliminuan.
“Largohu nga klubi im”, ka shkruar një tifozë i Liverpoolit. “Arsyeja e vetme që ata na mposhtën ishte e një portieri, që nuk ishte Oblak”, ka shkruar një tjetër.
“Kjo ndeshje mes dy portierëve. Oblak e ndihmoi skuadrën e tij të fitonte dhe Adrian e ndihmoi skuadrën e tij që të humbiste ndeshjen”, ishin disa nga komentet e përkrahëse të Liverpoolit. /Telegrafi/