Malcolm Turnbull nuk do të jetë më kryeministër i Australisë, pasi u detyrua të largohej sepse kishte humbur besimin në partinë e tij dhe po sulmohej shpesh nga rivalët.
Rezultatet e dobëta në votime dhe kryengritja e atyre që cilësohen si deputetë konservatorë, sollën rrëzimin e Turnbull, i cili bëhet kryeministri i katërt që shkarkohet nga kolegët, brenda dekadës së fundit.
Pasuesi i tij do të jetë Scott Morrison, i cili fitoi votimin e brendshëm me rezultatin 45-40 ndaj ish Ministrit të Punëve të Brendshme, Peter Dutton, i cili ishte edhe kundërshtari më i zëshëm i Turnbull.
“Ka qenë një privilegj që të jem udhëheqës i këtij kombi të madh. E dua Australinë, i dua Australianët”, tha Turnbull të premten, në atë që u cilësua si fjalimi i lamtumirës. /tch/