Kur erdhi në vitin 2007 te Napoli, pakkush e ka pritur që ai do të qëndronte plot 12 vite me fanellën e kaltër.
Ofertat nga Juventusi e Milani, por edhe agjent Mino Raiolan, nuk bën që ai të ndahet me dashurin e tij, Napolin.
Erdhi nga Brescia ku kishte kaluar tri vit, pasi më parë kishte luajte te Sllovan Bratislava në vendlindje.
Napoli pagoi për të 5.5 milioën euro, ndërsa u prezantua në krahë me Ezquiel Lavezzin.
Karriera dhe rekordet
Të luash në një qytet si Napoli, nuk është e thjeshtë, pasi të gjitha aty jetojnë me futbollin dhe me ekipin e tyre të zemrës.
Në vitin e tij të gjashtë ai ishte pran Milanit, kur Mino Raiola vetëm kishte arritur marrëveshje me klubet dhe shifra ishte 25 milionë euro.
Ai nuk pranoi dhe u bë kapiten që nga ai moment.
520 ndeshje me Napolin dhe 121 gola, gjashtë më shumë se Diego Armando Maradona. Një legjendë.
Ai nuk e fitoi titullin, por tre trofe i dërgoi në Napolit. Dy herë Kupën dhe një herë Superkupën.
Përballë kishte Interin, Milanin e tani Juventusin në këto 12 vite.
Kina
Destinacioni i ardhëm është Kina. Një pagë prej 9 milionë euro në sezon dhe kontratë për tri vite.
Para që nuk i ka fituar tërë këto vite me Napolin.
Klubi i katërt në karrierë është Dalian Yifang, që drejtohet nga Bernd Schuster.
Kampionati fillon në mars, ndërsa afati kalimtar në Kinë mbyllet në fund të shkurtit.
Ndeshja ndaj Sampdorias ishte e fundit. Ai u duartrokit gjatë nga tifozët, ku kaloi dhe dha më të mirën për 12 vite.
‘Kreshta’ siç njihej ndryshe do t’i mungojë shumë Napolit, por edhe Series A. /Telegrafi/