Site icon Telegrafi

Laporta i njofton dy lojtarët se nuk kanë vend te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Sergi Roberto dhe mbrojtësi i krahut – Marcos Alonso thuhet se pritet të largohen këtë verë.

Veterani Roberto ka bërë 14 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke filluar tri herë, duke shënuar tri gola dhe një asistim. Spanjolli ka zgjuar interesim te Lindja e Mesme dhe MLS, kështu që ai mund të jetë në muajt e fundit të qëndrimit të tij në Barca, ku ka luajtur të gjithë karrierën e tij.

Ndërkohë, Alonso nuk ka shumë kohë që është te katalunasit, që kur mbërriti nga Chelsea në verën e vitit 2022. Në 44 paraqitje në të gjitha garat, ai ka shënuar tri herë, por ai është paraqitur vetëm shtatë herë këtë sezon, duke startuar katër herë.

Lexo po ashtu Tre lojtarët e Barcelonës që të ardhmen duket se e kanë në Arabinë Saudite

Sipas Barca Buzz, kampionët në fuqi të La Ligës presin që Roberto dhe Alonso të largohen në fund të sezonit. Ata po shikojnë Maria Hermoso të Atletico Madrid, i cili mund të bashkohet me një transferim të lirë. Ata gjithashtu do të donin që të qëndronte mbrojtësi i huazuar i Manchester Cityt, Joao Cancelo.

Raportimi gjithashtu bën të ditur se klubi është shumë i kënaqur me Hector Fort, i cili ofron ‘një opsion’ në të dy krahët. Julian Araujo dhe Alex Valle janë gjithashtu në nivel të lartë dhe pritet të paraqiten në para-sezon nën një trajner të ri pas largimit të Xavit në verë.

Roberto ka pasur një karrierë përrallore në Camp Nou, duke fituar shtatë La Liga dhe dy Liga të Kampionëve. Ndërkohë, Alonso fitoi La Liga dhe Supercopa Espana në sezonin e tij të parë në klub në 2022-23. /Telegrafi/

Exit mobile version