Qumështi dhe soda e bukës bëjnë çudira për thembra të lodhura dhe të çara. Ndiqni këto veprime dhe shpëtoni thembrat tuaja.
Këmbët e thara, si edhe shputat e çara dhe të lodhura duhet t’i trajtoni posaçërisht. Këmbët tuaja kërkojnë kujdes të veçantë.
Në të vërtetë, shputat gjithsesi u janë të ekspozuara ndikimit të forcës më shumë gjatë ditës madje kjo është arsyeja kryesore përse janë të dëmtuara dhe duken të pakëndshme.
Lajm i mirë është që nuk ju nevojiten mjete të shtrenjta për kurim, sepse po ju japim recetën për shputa të kuruara dhe të buta.
Kjo tretje do t’ju ndihmojë që t’i eliminoni qelizat e vdekura nga lëkura. Vetëm ndiqni këto veprime:
– Para së gjithash është e nevojshme të ngrohni 2-4 gota qumësht.
– Veprimi tjetër është që të njomeni këmbën në atë qumësht. Mbajeni në të 5-10 minuta.
– Shtoni sodën e bukës dhe pastroni mirë.
Në fund shpëlani këmbët me ujë të ngrohtë dhe qitni kremin për shputa. /Telegrafi/