Lamine Yamal sapo ka thyer rekordin dhe është futur në histori të Kampionateve Evropiane, në ndeshjen që Spanja po e zhvillon ndaj Kroacisë.
Në moshën 16 vjeç, 11 muaj e dy ditë, anësori spanjoll ka thyer rekordin si futbollisti më i ri që marr pjesë në një fazë finale të Kampionatit Evropian.
Ai kaloi polakun Kazper Kozlowski, i cili kundër Spanjës në Euro 2020, doli në fushë në moshën 17 vjeç e 246 ditë.
🥇🇪🇸 Lamine Yamal becomes youngest player ever to record an assist at the Euros. pic.twitter.com/7gvyHjgVJE
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 15, 2024
Ai këtë e bëri këtë vetëm disa orë pasi Jude Bellingham kishte thyer rekordin në moshën 17 vjeç e 349 ditë.
Tani sfida e Lamine Yamal është të bëhet golashënuesi më i ri në 64 vitet e Kampionatit Europian. Ky rekord mbahet që nga 21 qershori 2004 nga zvicerani Johan Vonlanthen, i cili shënoi golin për vendin e tij në humbjen 3-1 kundër Francës. /Telegrafi/