Ish mesfushori i Kombëtares, Altin Lala ka thënë se Milot Rashica i ka të gjitha mundësitë që një ditë të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ai këtë e ka thënë për ueb-faqen gjermane Welt.de, duke shprehur se sulmuesi nga Vushtrria që luante te Vitesse ka talent të madh.
“I kam thënë se me talentin që ke, mund të luash në finalen e Ligës së Kampionëve. Unë vetë nuk munda, sepse nuk kisha talentin e mjaftueshëm. Por ty mund të ta tregoj rrugën për të shkuar deri aty’”, tha 40-vjeçari.
Lala, ka një histori të jashtëzakonshme, pasi ai u kthye nga një refugjat me vetëm 20 marka në xhep në një legjendë të Hannoverit.
Ai la futbollin në një ndeshje në vitin 2012, ku u nderua në mënyrën më të mirë nga lubi, pas 14 vitesh me atë fanellë.
Lala është agjent i Rashicës dhe i disa futbollistëve të tjerë. /Telegrafi/