Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, Los Angeles Lakers është rikthyer te fitorja.
Skuadra nga Kalifornia, para tifozëve të vet ka triumfuar kundër New Orleans Pelicans me tetë pikë diferencë 112-104.
LeBron James ishte fantastik në këtë përballje duke arritur ‘Triple Double’, me 22 pikë, 14 asistime e 12 kërcime.
🎥 LeBron James tallied his third triple-double of the season, finishing with 22 points, 12 rebounds, and 14 assists #LakersWin pic.twitter.com/QwOK4G30jz
— Los Angeles Lakers (@Lakers) December 22, 2018
Kyle Kuzma ishte më efikasi me 23 pikë e tre kërcime, ndërsa i rikthyeri Brandon Ingram shtoi 18 pikë të tjera.
Në mungesë të qendrave McGee dhe Tyson Chandler, për Lakers nga minuta e parë luajti kroati i ri Ivica Zubac që shkëlqeu me 16 pikë e 11 kërcime.
🎥 Ivica Zubac had the other Lakers double-double tonight, dropping 16 points and grabbing 11 rebounds #LakersWin pic.twitter.com/1G247lSPsh
— Los Angeles Lakers (@Lakers) December 22, 2018
Fitore ka shënuar edhe San Antonio Spurs para tifozëve të vet duke mposhtur Minnesotta Timbervolwes me 26 pikë diferencë, 124-98.
Forbes me 22 pikë e shtatë asistime ishte më efikasi në këtë takim, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Marco Belinelli që shtoi 17 pikë të tjera.
SPURS WIN!!! pic.twitter.com/pC3WVKAyUu
— San Antonio Spurs (@spurs) December 22, 2018
Për San Antonion, fitorja ndaj Minnesotas ishte e treta radhazi dhe e 18-ta këtë edicion.
Lideri i Konferencës së Lindjes, Toronto Raptors ka shënuar një fitore të radhës, pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Cleveland Cavaliers 116:110.
Kawhi Leonard ishte fantastik duke shënuar 37 pikë, ndërsa anglezi Anunoby OG shtoi 21 të tjera në këtë triumf të Torontos. /Telegrafi/
Rezultatet:
Los Angeles Lakers – New Orleans Pelicans 112-104
San Antonio Spurs – Minnesotta Timberwolves 124-98
Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers 116-110
Brooklyn Nets – Indiana Pacers 106-114
Boston Celtics – Milwaukee Bucks 107-120
Chicago Bulls – Orlando Magic 90-80
Portland Trail Blazers – Utah Jazz 90-120
Sacramento Kings – Memphis Grizzlies 102-99
Charlotte – Detroit Pistons 98-86