Janë zhvilluar duelet e katërta në sfidat Los Angeles Lakers – Memphis Grizzlies dhe Miami Heat – Milwaukee Bucks.
Lakers ka arritur fitoren e tretë në katër duele ndaj Grizzlies dhe ka shkuar në epërsi 3-1, pasi në Crypto.com kanë triumfuar pas kohës shtesë me rezultat 117:111.
Austin Reaves ka qenë më i miri në këtë ndeshje me 23 pikë, i ndjekur nga LeBron James me 22 të tjera dhe 20 kërcime.
D’Angelo Russell gjithashtu pati paraqitje të mirë me 15 pikë të tjera.
Lakers tani udhëheq me seri 3-1, derisa i duhet edhe një fitore për të kaluar në raundin tjetër.
Fitore ka shënuar edhe Miami Heat që ka mposhtur Milwaukee Bucks me rezultat 119:114.
Ashtu si Lakers, edhe Heat tani kanë epërsi 3-1 pas katër ndeshjeve të para.
Më i miri në këtë duel për Miami Heat ishte Jimmy Butler me 56 pikë e nëntë kërcime. /Telegrafi/