Janë zhvilluar 11 ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Natën e mbrëmshme ka pasur shumë befasi në palestrat sportive në SHBA, ku disa nga favoritët kanë pësuar humbje.
Los Angeles Lakers luajti pa yjet si LeBron James, Anthony Davis e Malik Monk përballë Charlotte Hornets ku pësuan humbje me tri pikë diferencë 117:114.
Miles Bridges ishte më meritori për fitoren e Hornets me 26 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Smith me 22 pikë, LaMelo Ball me 20 e Rozier që shtoi 20 të tjera.
Russell Westbrook ishte më efikasi tek mysafirët me 35 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren e skuadrës nga Kalifornia.
Humbje befasuese kanë pësuar edhe Chicago Bulls dhe Utah Jazz në udhëtim.
Bulls pësuan humbje në udhëtim te San Antonio Spurs 131:122, derisa Jazz humbën nga Memphis Grizzlies me 10 pikë diferencë 119:110. /Telegrafi/