Skuadra tjetër shqiptare që po merr pjesë në Ligën e Evropës është Laçi.
Kurbinasit janë përballur në ndeshjen e parë të rrethit të parë me skuadrën izraelite Hapoel Beer Sheva ku kanë barazuar me rezultat 1-1.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e tretë, kur shënoi me kokë ish-sulmuesi i Dritës, Kyrian Nwabueze.
Ekipi shqiptar luajti një ndeshje të madhe, por 12 minuta para fundit u ndëshkuan.
Ishte i inkuadruari në lojë, Levi që realizoi për mysafirët për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Bardhezinjtë provuan deri në fund të ndeshjes për ta gjetur golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Kësisoj kualifikimi mbetet i hapur dhe dy skuadrat do ta kërkojnë atë pas një jave në Izrael. /Telegrafi/