Vuajtjet e tyre i shpalosën detajisht me Klan Kosovën, muaj më parë.Gratë e dhunuara gjatë luftës nga forcat serbe, patën deklaruar se asnjë festë nuk e festojnë për dy arsyeje.
Njëra arsyeje ishte se janë të lënduara shpirtërisht e fizikisht, ndërsa nuk kanë as të ardhura financiare, njofton Klan Kosova.
Por, së paku për këtë 8 mars, disa nga to, do të ndihën pak më mirë.Të martën, në qendrën për mbrojtjen e grave në Drenas, atyre iu solli dhurata një këngëtar.
Mes tjerash edhe një veturë. E drejtoreshës së qendrës iu kthye buzëqeshja, duke e ditur që tashmë do kenë një veturë e disa të holla.
Gratë thanë që mungesa e një ligji për to, ua ka venitur shpresat, ndërkaq kërkuan të kenë një status si kategoritë tjera të luftës.