Site icon Telegrafi

La Liga fitoi 110 milionë euro nga shitjet në Kinë

La Liga është kthyer në një brend botëror, ku lojtarët e këtij kampionati kërkon nga e gjithë bota.

Vetëm në afatin e fundit kalimtar klubet nga kampionati spanjoll morën 110.6 milionë euro nga shitja e lojtarëve në kampionatin kinez.

Kjo shumë është 20 herë më e madhe se sa Bundesliga dhe Liga Premier.

Dalian Yifang harxhoi 48 milionë euro për Yannick Carrascon dhe Nico Gaitanin nga Atletico Madridi.

Po ashtu Atletico mori edhe  4.5 milionë euro  nga Beijing Renhe për shitjen e Augusto Fernandezit.

Beijing Guoan bleu Jonathan Vieran nga Las Palmas për 11 milionë euro dhe Cedric Bakambu nga Villarreali, për 40 milionë euro.

https://twitter.com/zhaoxo/status/968920048462127104

Po ashtu lojtari i Barcelonës, Javier Mascherano, kaloi te Hebei China Fortune për 5.5 milionë euro, ndërsa Henan Jianye bleu Juan Cala e Getafes për 1.6 milionë euro.

Kjo i bie që shtatë lojtarë janë larguar nga Spanja.

Bundesliga përfituan 6.7 milionë euro me Anthony Modeste i shitur nga Koln te Tianjin Quanjian gjatë verës dhe Felix Bastian  për 1 milion euro nga Bochum te Tianjin Teda.

Nga Liga Premier ka kaluar Jose Fonte te Dalian Yifang për 5.5 milionë euro. /Telegrafi/   

Exit mobile version