Telegrafi

La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

Është hedhur shorti për sezonin e ri të elitës së futbollit spanjoll La Liga.

Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid tanimë kanë mësuar kalendarin e tyre, derisa tre skuadrat e mëdha do të luajnë ndeshjet e para në udhëtim.

Los Blancos e nisin mbrojtjen e titullit në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit, derisa Barcelonën e pret një udhëtim i vështirë në Mestalla ku përballet me Valencian.

Atletico Madrid gjithashtu do të ketë punë të vështirë në sfidën ndaj Villarrealit në xhiron e parë.

El Clasico i parë i sezonit do të jetë më 27 tetor në Bernabeu dhe derbi i parë Atletico-Real Madrid më 29 shtator në Wanda Metropolitano.

LaLiga EA Sports në sezonin 24-25 do të fillojë më 16 gusht dhe do të përfundojë më 25 maj.

El Clasico i dytë i sezonit luhet në xhiron e 35-të, në Camp Nou mes Barcelonës dhe Real Madridit. /Telegrafi/