Deri tani, nuk është e habitshme nëse shihni Kylie Jenner me një stil ndryshe të flokëve, çdo ditë të javës.
Por, nuk ndodh shumë shpesh që të shohim ikonën e bukurisë me flokë të shkurtër, pasi ajo dihet që favorizon paruke të gjata dhe stilime voluminoze.
Këtë fundjavë, Jenner ndau me fansat festimin e hershëm të ditëlindjes me miqtë e saj, ndërsa kishte një stilim të ri flokësh ‘bob’.
Në një video në Instagramin e saj, themeluesja e Kylie Cosmetics mund të shihet duke fryrë qirinjtë sipër një torte, me flokët e saj në ngjyrë të artë (mund të jetë një paruke si zakonisht), e cila ishte rregulluar më së miri.
Ajo kishte kombinuar stilimin e flokëve me një xhaketë të zezë dhe reçipeta të bukura të bardha. /Telegrafi/