Site icon Telegrafi

Kylie Jenner, Ariana Grande dhe Miley Cyrus sugjerojnë këto tri modele flokësh për gjithë pranverën

Pranvera erdhi dhe të famshmet na treguan si të stilojmë flokët

Ato kanë fuqinë të ndikojnë në bukurinë dhe trendet e modës – veçanërisht me flokët e tyre.

Ky ndryshim u përshtatet në mënyrë të përsosur.

Nga Ariana Grande te Kylie Jenner dhe Miley Cyrus, do ju tregojmë çfarë të keni parasysh.

Ariana Grande u vesh me një fustan krejt lule dhe i kapi flokët me dy kapëse vetëm për të krijuar një tërheqje të thjeshtë. Gjatësinë e la të drejtë, ndërsa njëra anë ka pak më tepër volum se tjetra.

Mjafton të gjesh dy kapëse të bukura që të shkojnë edhe me veshjen për ta bërë pamjen tënden në tërësi të duket mirë.

 

Ndërsa Kylie na kujtoi edhe njëherë se flokët e kapur pas do jenë përherë zgjedhja për t’u dukur mirë.

Me xhel dhe llak për të krijuar një model perfekt, kapi në mënyrën e duhur. Por ki parasysh që bishti duhet të jetë i drejtë sa më shumë.

 

Miley Cyrus, nga ana tjetër, na tregoi se flokët me volum do jenë lufta që i kemi hapur vetes për muajt që vijnë.

Ajo risolli stilin e viteve ‘80 me shkallëzimin e theksuar dhe flokë të fryrë që përgjithësisht ka disa onde të mëdha. Edhe në këtë rast duhet gjatësi floku. /Telegrafi/

Exit mobile version