Avvenire Electric Vehicles po i çon EV-të e saj në një nivel tjetër duke lejuar drejtuesit të futen në lojën e kriptovalutës me minimin e kriptove.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Spiritus është një makinë plotësisht elektrike me tre rrota që vjen në dy opsione: Deluxe dhe Ultimate. Derisa çmimi dhe performanca e të dy EV-ve janë të ndryshme, ata të dy kanë një gjë të përbashkët: Të dy makinat minojnë kripto.
Avvenire Spiritus Ultimate ka një shpejtësi 0-96 kilometra në orë prej 1.8 sekondash falë motorit të tij 330 kW që prodhon 449 kuaj fuqi. Mund të arrijë një shpejtësi maksimale 168 kilometra në orë dhe ka një distancë prej 482 kilometra kur është plotësisht i karikuar.
Makina, Deluxe mund të arrijë nga 0 në 96 kilometra për orë në 5 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 140 kilometra në orë dhe një distancë pak më të shkurtër se ajo e Ultimate me 400 kilometra i ngarkuar plotësisht.
Dallimi kryesor midis dy modeleve është çmimi. Deluxe kushton 22,995 dollarë, ndërsa Ultimate me pakicë kushton 149 mijë dollarë.
Ultimate ka më shumë veçori si drejtimi autonom, karikimi me valë, trupi me fibër karboni dhe më shumë.
Ndonëse diferenca e çmimeve midis dy modeleve është e madhe, të dyja përdoren për kriptovaluta dhe kanë një portofol kripto të quajtur Nebula.
Me përdorimin e “aplikacionit Nebula Wallet në makinë”, pronarët mund të minojnë kripto derisa makina është e parkuar.
Avvenire pretendon se ju mund të minoni për “Bitcoin, Ethereum, Doge, Cardano dhe më shumë”, dhe është i disponueshëm vetëm në modelet Spiritus. /Telegrafi/