Klubi gjilanas, KV Drita në kategorinë e vajzave ka fituar Kupën e Republikës së Kosovës.
Drita ka ripërsëritur suksesin e vitit të kaluar në Kupën e Kosovës, madje në rrethana identike.
Drita triumfoi me rezultat 3-2 ndaj Fer Volley (18:25, 22:25, 25:23, 25:18, 15:13), njëjtë si një vit më parë.
Edhe të mërkurën mbrëma, Fer Volley po avanconte 2-0 pas dy seteve të parë, falë një performance të fortë dhe solide.
Megjithatë, Drita arriti të ri-përsërisë suksesin duke përmbysur rezultatin, me një paraqitje sensacionale në tre setet pasues. /Telegrafi/