Site icon Telegrafi

Kuvendi i Kosovës miraton Bordin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës

Me 63 vota për dhe 1 abstenim e asnjë kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar përbërjen e re të Bordit të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, që i hap rrugë funksionalizimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK).

Në krye të këtij Bordi do të jetë Neime Binaku – Isufi.

Për anëtarë janë emëruar Kaltrina Sela, Violeta Jakaj – Spaçi, Besim Stublla dhe Nafije Osdautaj.

AKK si institucion i rëndësishëm për rregullimin e tregut në Kosovë, ka rreth 11 muaj që nuk është funksional dhe kjo për shkak të mungesës të këtij Komisioni.

Lexo po ashtu Bordi i AKK-së që 11 muaj jofunksional - Qeveria ia dorëzon Kuvendit listën me emrat

Qeveria i kishte propozuar por më pas i kishte tërhequr emrat e anëtarëve potencialë të këtij komisioni me arsyetimin se vendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve ishte i paligjshëm.

Mosfunksionimi i këtij autoriteti ka shkaktuar dëme të mëdha në treg. Kjo pasi ligjërisht i pamundësohet institucionit që të gjobisë kompanitë, të cilat shkelin normat e tregut të përcaktuara me ligj. /Telegrafi/

Exit mobile version