Teksa deputeti kritik brenda Partisë Socialiste, Ben Blushi, zgjedh interesat e Shqipërisë përpara atyre të partisë, kolegët e tij, Taulant Balla dhe Pandeli Majko, mendojnë krejt të kundërtën.
“Mes Shqipërisë dhe partisë, unë zgjedh partinë”, është shprehur Balla gjatë diskutimeve në Asamblenë e Partisë Socialiste.
“Nuk jam dakord që Shqipëria ka më shumë rëndësi se partia”, mësohet të jetë shprehur socialisti Majko.
Por, ai që ka sheshuar “gjakrat” duket se është ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i cili është i mendimit se “nuk ka ndonjë ndryshim mes Shqipërisë dhe partisë”.
Por, cila ishte deklarata e Blushit që solli këto reagime?
“Nuk mund të ketë një vend demokratik nëse partia më e madhe në vend nuk është demokratike. PS nuk po dëshmon solidaritet me të varfrit. Nuk është një parti e ndjeshme ndaj atyre që kanë nevojë. Prandaj, zgjedh interesat e Shqipërisë përpara ato të partisë”, tha Ben Blushi.