Site icon Telegrafi

Kush do ta kishte menduar: Ja sa kohë u duhet femrave që të mërziten nga seksi me të njëjtin mashkull

Të bësh dashuri jo vetëm që i afron partnerët, por ka edhe një efekt të dobishëm në mendje dhe trup dhe në fakt duhet bërë sa më shpesh

Megjithatë, për disa çifte seksi pushon së qeni argëtues me kalimin e kohës.

Kjo mund të jetë pasojë e lodhjes për shkak të kujdesit parësor të fëmijëve dhe fakti është se stresi i përditshëm ndikon shumë në funksionimin seksual të femrave, më shumë se të meshkujve.

Humbja e interesit mund të lidhet edhe me ndryshimin e fokusit – në vend të fokusimit te burri dhe marrëdhënia e tyre, vëmendja e grave është te fëmija, shpjeguan autorët e studimit, nga Universiteti i Southampton.

Ata bënë një anketë me 4,839 gra dhe 6,669 burra, të moshës 16 deri në 74 vjeç. Rezulton se femrat mërziten nga seksi shumë më herët se meshkujt, transmeton Telegrafi.

Disa femra, thonë ata, humbasin interesin për të bërë dashuri vetëm pas 12 muajsh që kanë qenë me partnerin e tyre. Shumë prej tyre pranuan se humbën interesin në vitin e parë pas lindjes së një fëmije, si dhe për shkak të fëmijëve të vegjël nën moshën pesë vjeç.

Studiuesit shtuan se arsyet e zakonshme për uljen e dëshirës seksuale dhe mungesën e afërsisë emocionale me partnerin janë komunikimi i dobët dhe problemet shëndetësore. Për disa femra shkak ka qenë sjellja arrogante e partnerit, por edhe tatuazhet e reja apo piercing-et e trupit.

Ndër faktorët e tjerë, u përmendën përvoja të këqija në marrëdhëniet e mëparshme seksuale dhe madje edhe seksi i dhunshëm.

Në këtë sondazh, 34 për qind e grave pranuan se nuk kishin interes për seksin, ndërsa 15 për qind e burrave ishin në të njëjtën situatë. Hulumtimi u botua në British Medical Journal Open. /Telegrafi/

Exit mobile version