Wayne Rooney ka thyer heshtjen e tij ndaj shkëputjes së kontratës së Cristiano Ronaldos nga Manchester United.
Sulmuesi portugez është larguar nga “Old Trafford” për herë të dytë pasi Djajtë e Kuq i prishën kontratën të martën.
Ronaldo sulmoi Unitedin në një intervistë me Piers Morgan javën e kaluar, duke çuar në vendimin e menjëhershëm nga klubi.
Por, 37-vjeçari gjithashtu sulmoi Rooneyn pas komenteve të mëparshme të bëra nga anglezi për sjelljen e tij, duke pretenduar se “Wazza” ishte xheloz për jetëgjatësinë në futboll dhe pamjen e tij.
Rooney tani ka thënë fjalën e tij për largimin e Ronaldos nga United.
Duke folur në TV live me Sport 18, Rooney deklaroi: “Jam i befasuar? Jo. Nuk kishte zgjidhje tjetër, por është turp sepse ai ka qenë një lojtar fantastik i klubit”.
“I uroj atij më të mirat kudo që të shkojë”.
Komentet e Rooneyt vijnë pasi ai sulmoi Ronaldon disa herë këtë sezon.
Pasi asi portugez refuzoi të hynte në fushë kundër Spurs, Rooney tha: “Gjërat që ka bërë që nga fillimi i sezonit, nuk janë të pranueshme për Manchester United”. /Telegrafi/