Site icon Telegrafi

Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk – dalin rezultatet zyrtare

Statistikat e grushteve tregojnë se Tyson Fury dominohej nga Oleksandr Usyk.

Gypsy King u mund nga ukrainasi me një vendim me pikë, i cili i dha fund serisë së tij të pamposhtur.

Boksieri 37 vjeçar mori kurorën e të qenit kampioni i parë i padiskutueshëm që nga Lennox Lewis në 1999.

Dhe statistikat sugjerojnë se boksieri ishte më se meritor për fitoren.

Usyk dominoi në statistikat e goditjeve me grusht pasi kishte 42 për qind të goditjeve të sakta krahasuar me 32 për qind të Furyt.

Gjatë 12 raundeve, Usyk shënoi një përqindje më të lartë të grushteve në nëntë raunde.

Lexo po ashtu Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Britaniku 35 vjeçar pati më shumë sukses në vetëm dy raunde, ndërsa në raundin e pestë, dyshja shënuan 40 për qind të grushteve të gjuajtura.

Gypsy King hodhi më shumë grushte gjatë gjithë ndeshjes me 496 gjuajtje.

Sidoqoftë, ai qëlloi trupin e ukrainasit vetëm 157 herë, ndërsa Usyk hodhi 407, por mundi të godiste saktë 170 herë.

Lexo po ashtu Caktohet muaji për rimeçin mes Usyk dhe Furyt - tjetër përballje spektakolare na pret këtë vit

Një nga goditjet e ukrainasit rezultoi të ishte momenti kyç në përleshje pasi ai e kapi Furyn.

Në raundin e nëntë, Usyk lëshoi disa grushte të fuqishme që e lanë rivalin të dukej i trullosur dhe u pengua rreth ringut  përpara se të kapej në litarë.

Si rezultat, u shënua një nokdaun zyrtar, pavarësisht se Fury nuk ra në dysheme pasi u shpëtua nga gongu. /Telegrafi/

Exit mobile version