Site icon Telegrafi

Kush ishte Adelajda Xhamani, vajza që theu tabutë në Big Brother Albania (Foto)

Pa fjalë! Ishte vetëm 31-vjeç dhe me projekte e ide të reja për të vazhduar përpara me gazetarinë e moderimin, atë që dinte të bënte më mirë, por në orët e para të mëngjesit të sotëm ajo pësoi një atak kardiak që e ndau përfundimisht nga jeta. 

Adelajda Xhamanin 31-vjeçaren nga Kavaja të gjithë e mbani mend kur me dëshirën e saj vendosi të bëhet pjesë e televizionit me pjesëmarrjen në “Big Brother Albania”, aty ku theu tabutë e paragjykimet e vendosi të sfidojë fatin e saj, braktisi Kavajën e të fejuarin e zgjodhi të jetojë jetën që donte.

Brenda shtëpisë ajo tërhoqi vëmendjen jo vetëm për thjeshtësinë që e karakterizonte, sinqeritetin por mbi të gjitha për pamjen tërheqëse, duke u cilësuar si një ndër vajzat më të bukura shqiptare, ose si Angeline Jolie shqiptare.

E me të dalë që aty, ajo u la punën si mësuese dhe ndoqi pasionin e saj për letërsinë e shkrimin, duke u bërë pjesë e gazetarisë.

Prej vitesh Adelajda punonte në shtypin rozë. Ajo mbante aktualisht postin e kryeredaktores në një revistë, ndërsa së fundmi kishte nisur edhe një projekt të ri televiziv.

Adela ka punuar edhe pranë “Focus Media Group”, fillimisht pranë suplementit “Bluetooth” dhe më pas në emisionin e mëngjesit “Vila 24” në News 24.

Exit mobile version