Të shtunën në mbrëmje, R’Bonney Gabriel, u kurorëzua fituesja e “Miss Universe 2022” në edicionin e 71-të të konkursit më të rëndësishëm të bukurisë në botë.
“Miss ShBA” është fituesja e epokës së re të konkursit, e kryesuar nga miliarderja tajlandeze, Anne Jakkaphong Jakrajutatip, një grua transgjinore.
Ngjarja u mbajt në Qendrën e Konventës Ernest N. Morial në New Orleans.
Edhe pse edicioni u mbajt në vitin 2023, ky konkurs korrespondon me titullin “Miss Universe 2022”, i cili u shty për të mos konkurruar me Kupën e Botës “Katar 2022”.
Gabriel merr epitetin pas “Miss India”, Harnaaz Sandhu, fituese e konkursit në vitin 2021.
“Miss Venezuela”, Amanda Dudamel dhe “Miss Republika Domenikane”, Andreina Martinez ishin respektivisht përcjellsja e parë dhe e dytë.
Edicioni i 71-të i konkursit u drejtua nga prezantuesja, Jeannie Mai dhe fituesja e konkursit të vitit 2012, Olivia Culpo.
R’Bonney Gabriel, “Miss Universe 2022” ka rrënjë filipinase
Gabriel, 28 vjeçare, lindi në San Antonio, Teksas dhe u bë gruaja e parë me origjinë filipinase që fitoi titullin “Miss ShBA”. Ajo mori një diplomë në Dizajn Mode dhe u diplomua në 2018.
Babai i saj, Remigio Bonzon ‘R. Bon’ Gabriel, është një emigrant filipinas që erdhi në vend për të studiuar psikologji në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
The new Miss Universe is USA!!! #MISSUNIVERSE pic.twitter.com/7vryvLV92Y
— Miss Universe (@MissUniverse) January 15, 2023
Ai u martua me Dana Walker, një shtetase amerikane, dhe më vonë mori doktoraturën në Psikologji nga Universiteti i Houstonit.
Gabriel rrëmbeu kurorën nga modelja, Harnaaz Kaur Sandhu, që njëherësh ka 993 gurë të çmuar dhe një safir 45,14 karatësh.
Ajo vlerësohet pesë milionë euro, kurora më e shtrenjtë në historinë 71-vjeçare të konkursit. /Telegrafi/