Ishte e para që nisi përfaqësimin e Kosovës në Rio.
Shenjëtaria Urata Rama shënoi 402.3 pikë, duke lënë pas vetës 3 garuese të tjera.
Pozicionim më të mirë, shenjëtaria tha që nuk mundi ta arrijë nga emocionet e mëdha që kishte si e para garuese nga Kosova në një Olimpiadë, njofton Klan Kosova.
Por medalje të artë në qitje ka marrë një tjetër garues që me prejardhje është nga Kosova.
Josip Glasnovic i solli Kroacisë medaljen e parë në Rio, në cakun lëvizës të njohur me emrin “trap.”
Për suksesin e tij në Brazil, bashkëvendësit e tij këtu kishin organizuar edhe festë.