Nora Istrefi ka qenë mysafire e Turjan Hyskës në emisionin Oktapod, ku mes tjerash ka zgjedhur mes cilësive të saj dhe motrës që po arrin famë ndërkombëtare, Erës.
Për zërin, ajo e ka zgjedhur krijuesen e hitit “BonBon”, ndërsa mendon se këngët më të bukura i ka vet Nora. Sipas këngëtares, Era ka më shumë stil, derisa për dukjen prezantuesi i ka quajtur të dyja të mira.
Kur ka ardhur zgjedhja për trupin, Hyska ka vendosur vet ta zgjedhë Norën. Më e famshme është zgjedhur Era (duke u bazuar në ndjekësit që ka në Instagram).
Derisa më shumë çmime dhe më shumë para ka Nora. Për më shumë ndiqeni videon.
Ndryshe, Nora i është rikthyer skenës me këngën “Sa t’kom dasht”, e cila tashmë është bërë hit, pasi për dhjetë ditë është shikuar 2.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/