Site icon Telegrafi

Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, buxheti i planifikuar për këtë projekt është 46 milionë euro

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot gjatë paradites vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc.

Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se ai u njoftua nga menaxherët e kontratave të tre loteve të këtij segmenti mbi ecurinë e punimeve.

“Kryeministri përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe kompanitë për punën që po e bëjnë në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Pejës”, thuhet në njoftim.

Në javën e parë të muajit korrik u hapën procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq.

Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €./Telegrafi/

 

Exit mobile version