Site icon Telegrafi

Kurti: 80 për qind e punëtorëve të sektorit privat po e mbushin buxhetin, nuk duhet të falimentoj Kosova nga një kërkesë e vetme

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 80 për qind e punëtorëve në Kosovë janë të punësuar në sektorin privat.

Kurti gjatë një konference për medie, duke iu referuar grevës së mësimdhënësve, është shprehur se nga një kërkesë e vetme nuk duhet të falimentoj shteti, shkruan Telegrafi.

“80 për qind e punëtorëve në Kosovë janë më sektorin privat, ata e mbushin buxhetin, 20 për qind e tyre janë në atë publik”, tha Kurti.

“Nuk janë të gjithë mësimdhënës, mua më duhet një qasje më universale, derisa unë ballafaqohesha me një kërkesë partikulare. Nuk duhet të falimentoj shteti, insistimi i tij është moskokëçarje”, përfundoi ai.

Kujtojmë se sektori i arsimit ndodhet në grevë, pasi SBASHK-u po kërkojnë 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Paga. /Telegrafi/

Exit mobile version