Diplomati rus në OKB në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen për shkak të luftimeve “të përgjakshme, të pamenduara dhe absolutisht të panevojshme” në Ukrainë.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai bëhet “diplomati më i lartë i vendit që ka dezertuar” për shkak të luftës.
Në një letër dorëheqjeje, Boris Bondarev tha se kishte parë “kthesa të ndryshme” të politikës së jashtme të vendit të tij gjatë karrierës së tij 20-vjeçare “por kurrë nuk kam pasur aq turp për vendin tim sa më 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin e saj”.
BREAKING: 🇷🇺 Russia’s Counsellor to the United Nations in Geneva has resigned.
Boris Bondarev: “Never have I been so ashamed of my country.”
UN Watch is now calling on all other Russian diplomats at the United Nations—and worldwide—to follow his moral example and resign.
— Hillel Neuer (@HillelNeuer) May 23, 2022
Duke e quajtur “katastrofik” nivelin e “gënjeshtrave dhe joprofesionalizmit” në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, ai tha se lufta e Vladimir Putinit ishte “jo vetëm një krim kundër popullit ukrainas, por gjithashtu, ndoshta, krimi më i rëndë kundër popullit të Rusisë”.
Në mars, Anatoly Chubais u bë zyrtari më i shquar i Kremlinit që dha dorëheqjen për shkak të luftës.
Chubais, i cili ishte i dërguari special i Putinit për marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm, jo vetëm që u largua nga posti i tij, por edhe nga Rusia. /Telegrafi/