Kështu, ndodh që gjithmonë në kërkim të pse-ve dyshuese, ne femrat kërkojmë konfirmim nga partneri për gjithçka të keqe që mund të ndodhë në jetën tonë. Nuk lejojmë të diskutohet, vetëm kërkojmë të dëgjojmë fjalinë, “ndodh kështu dhe mjaft!”, është pjesë e natyrës së butë dhe të brishtë femërore.
Në këtë mënyrë kërkojmë konfirmime të vazhdueshme në vështrimet e partnerëve tanë. Në zilinë që shkaktojmë tek miket tona përpara pasqyrës, në bilancet e jetës së deritanishme dhe mund të vazhdojmë pafundësisht për të kërkuar konstatimet e jetës sonë. Kërkojmë të evitojmë përballjen me defektet tona të pashmangshme. Nuk ka asgjë të keqe tek kjo.
Shpesh arrijmë t’ia dalim duke gjetur një ekuilibër delikat, të cilin dimë ta pranojmë. Nuk vuajmë për atë që nuk shkon në jetën tonë dhe kështu ndjehemi mirë me veten. Por çfarë ndodh nëse i ashtuquajturi “armik” i gjendjes tonë shpirtërore fle në një krevat me ne?
Çfarë ndodh kur është partneri shkaktar i të gjitha dyshimeve tona, i cili nuk humb asnjë rast për të kritikuar aspektin tonë fizik, veshjen, mënyrën e të jetuarit. Në të tilla raste ndodh që i gjithë sistemi ynë i sigurisë, që e kemi ndërtuar me kaq mund dhe vështirësi, fillon të tronditet duke na zbritur në një aspekt negativ të të shikuarit të gjërave.
Megjithatë, asgjë nuk është e pazgjidhshme. Nëse arrijmë të flasim me partnerin, ta bëjmë atë pjesë të dyshimeve dhe pasigurive tona, mund të evitojmë situatat negative që jo rrallë na çojnë në temperaturën nën zero, transmeton Telegrafi.
“Unë nuk e kuptoj që ke një veshje të re”
Nëqoftëse ai nuk të thotë që fustani që ke blerë të rri shumë bukur, ti ndjehesh keq. Nëse ai nuk arrin të kuptojë se ti ke një veshje të re, do të ndjehesh akoma më keq.
Nëse veshja jote e re i prezantohet të dashurit në një takim romantik në një restorant në periferi të qytetit, larg syrit kureshtar të miqve dhe nëse rezultati vazhdon të mbetet gjithmonë negativ, atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me një situatë të tmerrshme.
Do të ndjeheshe më keq se në të gjitha rastet e përshkruara më sipër, por siç e thamë, gjithmonë ka një zgjidhje. Pusho së kërkuari aprovimin e tij për veshjen tënde të re.
Janë shfaqjet e para të një problemi jo të vogël që mund të kesh me vetvlerësimin tënd. Mos harro kurrë se veshjen e ke blerë për kënaqësinë tënde dhe nëse të pëlqen ty, duhet të të mjaftojë. Në të kundërt, nëse e ke blerë vetëm për të tërhequr vëmendjen e tij, për të marrë aprovimin e tij, atëherë duhet që të mos e kishe blerë kurrë, nuk ia vlen të çosh dëm paratë e tua për asgjë.
“Ti nuk di të drejtosh veturën”
Ai të kritikon duke të thënë se nuk i pëlqen mënyra jote e të drejtuarit të veturës. Është tipike një kritikë prej burrash “të zotë, të aftë dhe të vetkënaqur”, të atyre që ndjehen superiorë në lidhje me drejtimin e automjeteve.
Duke i lënë mënjanë të gjitha gjykimet psikoanalitike të raportit burrëmakinë, kujtoni gjithmonë se statistikat shënojnë rritje në favor të grave që dinë të drejtojnë një makinë, sepse ato janë më të kujdesshme në timon, në respektimin e kodit të qarkullimit dhe sigurisht bëjnë më pak aksidente se meshkujt.
“Mëso të sillesh me njerëzit e mi”
Ai të kritikon se ti duhet të jesh më e dashur dhe më e disponueshme me prindërit e tij. Përpiquni t’i thoni se ju jeni e gatshme të mirëprisni komunikimin me ta, por për sa u përket këshillave dhe ndërhyrjeve në jetën private, të mjaftojnë prindërit tuaj.
Bëjini me dije partnerit se ju keni zgjedhur atë dhe jo familjen e tij për të jetuar. Dhe nëse të dyja këto gjëra janë krejtësisht të pandara, ai dhe familja e tij, bëjini të kuptojë se nuk është rasti të tërheqë fort litarin, sepse ai mund të këputet në një moment të caktuar dhe kështu ai rrezikon t’ju humbasë ju.
“Më e dashur me shokët, edhe pse nuk të pëlqejnë”
Ai të kritikon se miqtë e tij mendojnë se nuk je shumë e komunikueshme dhe simpatike me ta. Situata më e thjeshtë për t’u zgjidhur. Kjo do të thotë që herën tjetër, kur ata do të vijnë për të parë ndeshjen e futbollit, nën shishet e pafundme të birrave do të jesh në lartësinë e duhur t’u flasësh atyre për gra të bukura, motorra, autovetura, rezultate ndeshjesh futbolli etj, etj.
Nuk është e vështirë për ty të ndjehesh pjesë e grupit, qoftë edhe duke u shtirur ajo që nuk je në të vërtetë. Komplimentet që do të marrësh nga një mbrëmje e tillë do të jenë të pafundme. Do të fitosh të drejtën e pjesëmarrjes në shoqërinë e partnerit, duke eliminuar epitetin “një bashkëbiseduese bezdisëse”.
“Nuk je e zonja për asgjë”
Ai të kritikon se nuk arrin të çosh deri në fund një punë të nisur. Komplimente për origjinalitetin e të thënit të gjërave. Me thënë të drejtën, ke qenë ti vetë kur e ke pranuar se ke vështirësi në realizimin e ideve dhe qëllimeve të tua.
Kjo ka ndodhur sepse nuk ke ditur të zgjedhësh drejt që në fillim, ose sepse rrethanat anësore kanë eliminuar vendosmërinë tënde për të plotësuar kërkesat e tua. Gabimi qëndron sepse të gjitha këto pasiguri ia ke pranuar partnerit dhe ai fillon t’i shfrytëzojë në një moment të caktuar.
Tregoji se je në kërkim të gjërave të reja, pasionet e tua nuk mbarojnë kurrë dhe mbi të gjitha ti ke arritur të krijosh një lidhje të qëndrueshme, pjesë e të cilës është edhe partneri yt. /Telegrafi/