Dustin Poirier ishte tejet i zhgënjyer pas humbjes së të shtunës nga Khabib Nurmagomedov, megjithëse tregoi shumë cilësi pozitive në duelin në kuadër të ‘UFC 242’.
Amerikani ishte kampion i përkohshëm në kategorinë e peshave të lehta në UFC, pasi i ishte dhënë titulli për shkak të suspendimit të yllit nga Dagestani.
Mirëpo, Khabib e ktheu titullin e tij duke triumfuar në raundin e tretë, ndërsa përkundër humbjes, Poirier pati dy momente shumë të mira kundër Nurmagomedov.
Sipas ESPN, Paul Felder konsiderohet si kundërshtari më i denjë për 30-vjeçarin, duke qenë se stilet e tyre di ta bënin një duel shumë interesant.
Ndërkaq, nuk përjashtohet edhe përballja e mundshme me Conor McGregor, edhe pse irlandezi ndoshta mund të ketë plane të tjera. /Telegrafi/