Site icon Telegrafi

Kundërshtarët e makthit, Man Utd mund të ketë short tmerri në Ligën e Evropës nëse përfundojnë në vendin e dytë në grup

Manchester Unitedi mund të bie në short kundër një prej skuadrave më të mëdha në futbollin evropian në raundin tjetër të Ligës së Evropës nëse përfundojnë në vendin e dytë në grupin e tyre pas Real Sociedadit.

Unitedi aktualisht është i dyti në Grupin E – tre pikë pas Sociedadit, i cili mundi Djajtë e Kuq me rezultat 1-0 në Old Trafford muajin e kaluar.

Nëse United shmang humbjen në shtëpi nga Sheriff Tiraspol të enjten mbrëma, ata do të sigurojnë vendin e tyre në raundin tjetër të garës. Por, skuadra e Erik ten Hag pothuajse me siguri duhet të fitojë për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për kryesimin e grupit, me Sociedadin që pritet të mundë klubin e fundit Omonoia.

Nëse Unitedi dhe Sociedadi fitojnë sot, do të krijohej një përplasje e madhe mes dy skuadrave në Spanjë më 3 nëntor – me klubin anglez që duhet të fitojë me më shumë se 1-0 për t’i garantuar vetes vendin e parë në grup.

Nëse humbasin ose barazojnë, ata mund të përballen me një kundërshtar të vështirë në fazën e parë me eliminim direkt, ku skuadrat që përfunduan në vendin e tretë në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve, bien në Ligën e Evropës.

Ndërsa fituesit e grupeve të Ligës së Evropës do të kalojnë drejtpërdrejt në 16-shen e fundit, vendet e dyta fillimisht do të duhet të luajnë dy ndeshje me eliminim direkt kundër një skuadre që ka ardhur përmes Ligës së Kampionëve.

Gjiganti spanjoll Barcelona tashmë është garantuar të jetë një nga skuadrat e vendit të tretë, pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve të mërkurën mbrëma, ndërsa skuadra tjetër e La Ligës, Sevilla do të zbresë gjithashtu në Ligën e Evropës.

Ajaxi do të përfundojë i treti në grupin e Ligës së Kampionëve nëse shmang humbjen nga Rangers në ndeshjen e tyre të fundit, ndërsa Atletico Madrid mund të sigurojë vendin e tyre në Ligën e Evropës nëse mposht Porton në udhëtim.

Grupi D në Ligën e Kampionëve është ende i hapur, me të katër skuadrat – Tottenham, Sporting, Eintracht Frankfurt dhe Marseille – të afta për të kaluar.

Por, nëse Spurs do të përfundonin në vendin e tretë, ata do të shmangnin një ndeshje të mundshme kundër United, me skuadrat nga i njëjti vend që nuk mund të ndeshjen në raundin eliminator.

Ekipet e tjera që United mund të përballet nëse përfundojnë në vendin e dytë në grupin e tyre janë klubi gjerman RB Leipzig, skuadra ukrainase Shakhtar Donetsk dhe kampioni austriak Red Bull Salzburg, në varësi të rezultateve në raundin e fundit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, ndeshja më e vështirë e mundshme për United është përballje kundër gjigantëve italianë, Juventusit.

Skuadra e Serie A është aktualisht e treta në grupin e tyre dhe do të kualifikohet në Ligën e Evropës nëse përfundon mbi Maccabi Haifab në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version