Site icon Telegrafi

Kumbulla drejt largimit nga Roma, dy oferta për mbrojtësin shqiptar

Marash Kumbulla pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka pasur hapësira shumë të vogla këtë edicion, ku ka luajtur vetëm 49 minuta në katër ndeshje, tre në Serie A dhe një tjetër në Ligën e Evropës.

Kumbulla është pjesë e Romës që nga shtatori i vitit 2020, por pa arritur të lë gjurmë te Giallorosët.

Calciomercato ka raportuar se trajneri i Romës, Jose Mourinho ka dhënë dritën e gjelbër që mbrojtësi shqiptar të largohet gjatë janarit, pasi nuk llogarit në shërbimet e tij.

Torino mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me mbrojtësin shqiptar, pasi trajneri Ivan Juric e pëlqen shumë shqiptarin ku dyshja kishin punuar së bashku më parë te Verona.

Në garë për reprezentuesin e Shqipërisë është edhe skuadra franceze OSC Lille, ku në rast transferimi në Ligue 1, te kjo skuadër Kumbulla do ta gjente bashkëkombësin e tij Edon Zhegrova.

22-vjeçari është i gatshëm për tu larguar nga Roma, derisa Giallorosët duan rreth 15 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version