Finalja e filmave të Marvel me superheronj, “Avengers: Endgame”, është shndërruar në mani në gjithë botën, ndërsa përjashtim nuk bën as vendi ynë.
Që në fundjavën e parë të shfaqjes nëpër kinematë botërore, vazhdimi i ri i franshizës së popullarizuar i ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë.
Duke qenë se kërkesat për ta shikuar filmin janë të mëdha edhe në Kosovës, kinemaja Cineplexx e ka ofruar mundësinë që filmin ta shikoni në tetë orare të ndryshme brenda ditës.
“Avengers: Endgame” është finalja e madhe e botës së superheronjve të Marvel që ka filluar në vitin 2008 me “Iron Man”.
Kritikët thonë se filmi treorësh është një superspektakël dhe një përmbyllje e denjë e franshizës. /Telegrafi/