Shefi i diplomacisë së Ukrainës Dmytro Kuleba, sot e ka pritur në takim homologun e tij të RMV-së Bujar Osmani, me të cilin kanë diskutuar për ngjarjet aktuale.
Kuleba në një postim në Twitter, thotë se i ka uruar sukses Bujar Osmanit, me rastin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.
“Përpara kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, i dëshirova Bujar Osmanit gjithë suksese në përpjekjet e tij. Ne diskutuam gjithashtu mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën dhe mënyrat për të zbatuar formulën e Paqes të paraqitur nga presidenti Zelensky”, ka shkruar Kuleba.
Ahead of North Macedonia’s 2023 OSCE Chairmanship, I wished @Bujar_O all the success in his endeavors. We also discussed further support for Ukraine and ways to implement Peace formula presented by President @ZelenskyyUa. pic.twitter.com/aO1bHmoJmu
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) December 1, 2022