Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka bërë të ditur se është takuar me Ministrin Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, si dhe me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqin, si dhe me kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Takimi është zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë ku është diskutuar për të ardhmen e këtij sporti.
Në vijim postimi i plotë i Kukës në rrjetet sociale:
Në Qendrën Kombëtare të Xhudos sot kishim takim pune me Ministrin Çeku dhe Kryetarin e KOK Krasniqi, Kryetarin e FXHK Agronin për të ardhmen e Sportit të xhudos por edhe mbarë Sportit tonë në përgjithësi!
Xhudo si brend i shtetit tonë të ri do filloj të jetësohet së shpejti!
Takimi u mbajt në Pejë qytetin e vendlindjes së 3 Kampioneve tona Olimpike, talentët nga të gjitha trevat Shqiptare së shpejti do kaliten këtu për të krijuar një vazhdimësi të medaljeve për vendin tonë!