Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka së bashku me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, kanë vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara me pretendimet për krime lufte.
Driton Kuka ka njoftuar me vizitën e bërë në Hagë dhe atë se çfarë biseduan me ish-krerët e UÇK-së.
Trajneri i xhudos ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Facebook për të treguar rreth vizitës, të cilën e bëri së bashku me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi.
Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës
Sot dhe dje së bashku me Majlinden përfunduam vizitat me krerët e UÇK!
Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë!
Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën.
Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor.
Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre.
/Telegrafi/