Site icon Telegrafi

Kthimi i Di Marias te Benfica, çështje ditësh

(Foto: Getty Images)

E ardhmja e Angel Di Marias duket se do të kombinohet me të kaluarën dhe ai do të nënshkruajë me klubin e parë që e solli në Evropë.

Anësorit argjentinas i skadon kontrata njëvjeçare me Juventusin në fund të këtij muaji dhe klubi italian ka vendosur mos t’ia vazhdojë qëndrimin.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se 35-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit portugez.

Lexo po ashtu E konfirmoi largimin nga Juventus, gjashtë skuadra pas Di Marias

Tashmë është duke u kompletuar dokumentacioni, do të sqarohen detajet përfundimtare dhe do të nënshkruhet kontrata deri në qershor 2024.

Di Maria nënshkroi për Benfican për herë të parë në vitin 2007 nga Rosario Central, ndërsa pas tri sezonesh u transferua te Real Madridi.

Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini janë klubet tjera, në të cilat anësori ka luajtur. /Telegrafi/

Exit mobile version