Deri në orën 13:00, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në shtatë vendvotimet ku ka rivotim, kanë votuar 1.150 ose 25,48%, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar 325 zgjedhës, ose 32,73%.
Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar 151 votues, ose 32,20%.
Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar 47 votues, ose 15,77%.
Në VV 1272 në Ohër kanë votuar 185 votues, ose 26,02%.
Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar 117 zgjedhës, ose 17,78%.
Në VV 1470/1 në Dollnen kanë votuar 100 votues, ose 15,82%.
Në VV 1844 në Strugë kanë votuar 225 votues, ose 29,88%.
Krahasuar me votimin e 8 majit 2024 deri në orën 13:00, sot ka rritje të pjesëmarrjes për 3,71% në këto vendvotime, sipas KSHZ-së.