Site icon Telegrafi

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Te pasuria e paluajtshme, ai ka deklaruar se ka një shtëpi dhe një truall. Si pronë të përbashkët ai ka deklaruar edhe një shtëpi, e cila kap vlerën prej 200 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Mbi 3 mijë euro kursime ka në institucione financiare, gjithashtu kryetari i Istogut, ka njoftuar se disa kursime ka bërë edhe në emër të fëmijëve të tij.

Kurse, bashkëshortja e tij, ka deklaruar 30 euro kursime.

Të hyra vjetore si kryetar i Istogut, ai merr mbi 15 mijë euro.

Deklarimin e pasurisë së kryetarit Ilir Ferati mund ta gjeni duke klikuar këtu./Telegrafi/

Exit mobile version