Site icon Telegrafi

Kryesia e PD merr vendimin, caktohet data e zgjedhjes së kryetarit të ri

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë të mbajtur me 6 qershor 2023, Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së me datë 29 korrik 2023.

Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime.

Mbledhja e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 pasdite e përfundoi pas mesnatës është shoqëruar me tensione të larta.

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja, raporton Euronews Albania.

Lexo po ashtu Situata në PD, kërkohet zgjedhja e një kryetari të ri brenda 15 korrikut

Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja.

Madje ne momentet kur deputetet po largoheshin, ka pasur një moment përplasje që për pak precipitoi ne dhune fizike ndaj deputetëve.

Gjatë tensioneve mes mbështetësve te Bashës dhe deputetëve që u larguan nga mbledhja, janë sulmuar dhe ofenduar edhe gazetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version