Telegrafi

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri i Sllovakisë është plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe është dërguar urgjentisht në një spital.

Robert Fico është në një gjendje të rrezikshme për jetën, ka thënë zyra e qeverisë së Sllovakisë.

Lexo po ashtu Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Udhëheqësi i qeverisë sllovake nuk do të dërgohet për mjekim të mëtejmë në kryeqytetin e Bratislavës pasi fluturimi do të zgjaste “shumë kohë”.

Ai po transportohet me aeroplan privat në spitalin e Banska Bystrica, njoftoi qeveria.

Mjekët konfirmuan se i pari i qeverisë sllovake ishte i vetëdijshëm kur u dërgua në spital, raporton skynews.

Ai tani është dërguar në një institucion të nivelit më të lartë shëndetësor, tha ajo.

Lexo po ashtu Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Ndryshe, Handlova është rreth 180 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava. /Telegrafi/