Justin Trudeau ka bërë sot një vizitë të papritur në Ukrainë.
Udhëheqësi i qeverisë kanadeze bëri nderime për ushtarët e rënë ukrainas në një vend përkujtimor në Kiev.
Vizita është një shfaqje mbështetjeje për shtetin ukrainas, e cila po përgatitet për një kundërofensivë të shumëpritur kundër Rusisë.
Kanadaja, një anëtare e NATO-s, ka ofruar mbështetje ushtarake dhe financiare gjatë gjithë luftës, raporton skynews.
Kryeministri i Kanadasë raportohet se do të takojë udhëheqës shtetëror ukrainas, duke përfshirë presidentin, Volodymyr Zelensky.
Ndryshe, Kanada është një ndër shtetet që i ka mbështetur ukrainasit që nga dita e parë e pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/