Një grua është arrestuar pasi që ka goditur me vezë kryeministrin e Australisë, Scott Morrison gjatë fushatës zgjedhore që do të mbahen më 18 maj.
Sigurimi shpejt e ka larguar 25 vjeçaren, ndërsa sipas policisë askush nuk është lënduar në këtë incident.
Morrison më vonë në Twitter gruan që e ka gjuajtur me vezë e ka quajtur “aktiviste qyqare”.
Ai ka falënderuar sigurimin e tij për reagim të shpejtë, dhe ka shfaqur brengën për gruan e vjetër që u rrëzua gjatë këtij sulmi, transmeton BBC.
Incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Olbia, që gjendet rreth 330 kilometra në jugperëndim të Kanberas. /kp/Telegrafi/
WATCH: This is the moment a young protester attempted to egg the Prime Minister. #9News pic.twitter.com/K84U72KK6v
— 9News Queensland (@9NewsQueensland) May 7, 2019