Please enter at least 3 characters.

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Mbi 200 mijë shqiptarë në NYC, Eric Adams: Duket si Shqipëri e vogël këtu! Ata besojnë te familja dhe Zoti

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë në Tv Klan.

I pyetur nga Fevziu, Adams tha se nuk e ka vizituar deri më tani Shqipërinë, por djali i tij, po, madje dëshiron që nëse del në pension, të jetë në vendin tonë.

Por kryebashkiaku Adams theksoi se “mezi po pret” ta vizitojë vendin tonë.

Blendi Fevziu:E keni vizituar ndonjëherë Shqipërinë?

Eric Adams:Jo nuk e kam vizituar, por djali im ka qenë në Shqipëri.

Blendi Fevziu:E di shumë mirë. Djali juaj ka qenë i pranishëm në një festival kënge në televizionin tonë.

Eric Adams:Po, po.

Blendi Fevziu:Çfarë përshtypjesh pati ai nga vendi ynë?

Eric Adams:Ai e do shumë Shqipëri. E do shumë. Thotë që nëse do të dalë në pension në ndonjë vend, do të dalë në pension në Shqipëri.

Blendi Fevziu:Na duhet t’ju ftojmë në vendin tim. Është vend shumë i bukur, është një vend i vogël, por jashtëzakonisht i bukur. Nga deti, tek malet, nga liqenet, tek lumenjtë. Është një vend i vogël, por shumë i bukur. Shpresoj që ta vizitoni shpejt atë?

Eric Adams:Mezi po pres.

Djali i Eric Adams, Jordan Coleman, mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2022.

Kryebashkiaku Adams njihet për mbështetjen ndaj komunitetit shqiptar.