Site icon Telegrafi

Kryebashkiaku meksikan vritet disa ditë pasi filloi punën

Kryetari i një qyteti meksikan të rrënuar nga dhuna e drogës, është vrarë më pak se një javë pasi mori detyrën.

Alejandro Arcos u gjet i vdekur të dielën në Chilpancingo, një qytet me rreth 280,000 banorë në shtetin jugperëndimor të Guerrero. Ai ishte kryetar bashkie prej gjashtë ditësh, transmeton Telegrafi.

Evelyn Salgado, guvernatorja e shtetit, tha se qyteti ishte në zi për një vrasje që “i mbushi me indinjatë”.

Vdekja e tij erdhi tre ditë pasi sekretari i ri i qeverisë së qytetit, Francisco Tapia, u qëllua për vdekje.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të hetimit, apo të dyshuar. Megjithatë, Guerrero është një nga shtetet më të prekura nga dhuna e drogës, kurse kartelet e drogës kanë vrarë dhjetëra politikanë në të gjithë vendin.

Autoritetet konfirmuan vrasjen e Arcos pasi imazhet e paverifikuara të mediave sociale treguan se çfarë dukej të ishin eshtrat e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version